Autoriteti Shtetëror për Informacion Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor në lidhje me temën “Burimet Energjetike”, shkresat për monitorimin e Hec-ve.
Këto të dhënat janë krijuar nga rilevimi faktik i koordinatave të godinave, veprave të marrjes, baseneve të presionit, dekantuesve e tjerë, me anë të pajisjeve GPS Trimble R10 që disponon AKBN, të cilat punojnë me sistemin ALPOS. Të dhënat përfshijnë të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Për më shumë klikoni link-et:
https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=lidhje_nenveper
https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=nenveper_hidrocentrali