Skip to main content
Lajme

Publikohet në Gjeoportalin Kombëtar harta e përditësuar e kufijve administrativo- territorialë të njësive të vetëqeverisjes vendore

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), bazuar në ligjin nr. 72/2012, datë 28.06.2012 Për Organizimin dhe Funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor të përditësuar për temën “Kufijtë e njësive administrative”

Harta e përditësuar e kufijve administrativo-territorialë të njësive të qeverisjes vendore, është miratuar me VKM-në nr. 360 datë 29.05.2019 “Për miratimin e hartës së përditësuar të kufijve administrativo territorialë të njësive të vetëqeverisjes vendore,” e dalë në zbatim të nenit 93, pika 1, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.

Informacioni i publikuar është konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 1078, datë 23.12.2015, “Për Miratimin e Dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, Tema - Kufijtë e Njësive Administrative” . Ky informacion është krijuar nga projekti “STAR””, i iniciuar nga Ministri për Çështjet Vendore, në vitin 2015, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe është administruar dhe përcjellë për miratim, në Këshillin e Ministrave, nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, (AMVV) e cila është autoritet publik përgjegjës për temën “Kufijtë e Njësive Administrative”.

Për më shumë informacion mund të klikoni në linkun:

https://geoportal.asig.gov.al/geonetwork/srv/eng/catalog.search#/metadata/310ceaff-a4ca-43a2-941a-46153a092a03

https://geoportal.asig.gov.al/geonetwork/srv/eng/catalog.search#/metadata/e4b2867c-0f2c-40f3-9c6f-f7edff663f55

 

kufinjte_admin  kufinjte_admin2

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë