Skip to main content
Lajme

PËRDITËSOHET INFORMACIONI GJEOHPËSINOR PËR TEMË “PËRCAKTIMI I KORNIZËS REFERUESE GJEODEZIKE DHE KONTROLLI GJEODEZIK”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor si autoritet publik përgjegjës për temën: “Përcaktimi i kornizës referuese gjeodezike dhe kontrolli gjeodezik”, ka përditësuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “Rrjeti Shtetëror Gravimetrik i Republikës së Shqipërisë”

Ky rrjet është pjesë e Kornizës Referuese Gjeodezike të Shqipërisë KRGJSH-së dhe ka në përbërjen e tij:

1. Rrjetin Shtetëror Gravimetrik të Rendit Zero (3 pika);

2. Rrjetin Shtetëror Gravimetrik të Rendit të Parë (42 pika);

3. Rrjetin Gravimetrik të Rendit të Dytë (338 pika);

4. Rrjetin Gravimetrik të Rendit të Tretë (772 pika).

Pikat gravimetrike absolute të rendit zero (Shkodër, Tiranë, Sarandë) dhe 42 pikat e rrjetit gravimetrik relativ të rendit të parë përbëjnë Datumin Gravimetrik Shqiptar.

Njësia matëse për nxitimin gravitacional të forcës së rëndesës është ms-2 (metër për sekondë në katror).

Të dhënat e përditësuara janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, tema: “Përcaktimi i kornizës referuese gjeodezike dhe kontrolli gjeodezik.

gravimetri

 

 

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë