Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor si autoritet publik përgjegjës për temën: “Përcaktimi i kornizës referuese gjeodezike dhe kontrolli gjeodezik”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “Rrjeti Shtetëror i Nivelimit”.
Rrjeti Shtetëror i Nivelimit është një nga rrjetet përbërëse të Kornizës Referuese Gjeodezike të Shqipërisë KRGJSH-së. Ky rrjet do të mundësojë kontrollin dhe vlerësimin e saktësisë së gjeoidit gravimetrik ku do të mbështetet referenca gjeodezike vertikale e re për përcaktimin e lartësive ortometrike në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky rrjet është projektuar në dy rende aktualisht, për rendin e parë të këtij rrjeti janë ndërtuar 2 linja nivelimi me gjatësi totale prej 125.24 km të cilat janë Tiranë-Durrës me gjatësi 58.75 km (26 repera) dhe Vorë-Shëngjin me gjatësi 66.49 km (25 repera).
Të dhënat e publikuara për këtë shtresë janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri. Tema: “Përcaktimi i kornizës referuese gjeodezike dhe kontrolli gjeodezik”.