Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET NË GJEOPORTALIN KOMBËTAR INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ORTOIMAZHERIA”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në rolin e autoritet publik përgjegjës për temën ”Ortoimazheria”, ka prodhuar dhe publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresën:

                  UAV Ortofoto 2024-2025.

Ortofotot e krijuara me teknologjinë UAV mundësojnë ofrimin e të dhënave gjeohapësinore të përditësuara për zonat me intensitet të lartë zhvillimi. Të dhënat janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: "Ortoimazheria", i miratuar me VKM- në nr. 397, datë 19.06.2019.

Kjo shtresë përfshin fotografimin e zonave:

  • Dhërmi, data 14-15 Tetor 2024;
  • Kavajë, data 19-20 Mars 2025;
  • Lezhë, data 3-5 Qeshor 2025;
  • Shëngjin, data 14-16 Korrik 2025;
  • Librazhd, data 1 Korrik 2025;
  • Pogradec, data 23-25 Korrik 2025.
UAV

 

UAV_2

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë