Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN: “ZONAT E MBROJTURA"

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) si autoritet publik përgjegjës për temën “Zonat e mbrojtura”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore (Poligon)”.

Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore përfshijnë qendrat historike dhe zonat e tyre të mbrojtura dhe zonat arkeologjike të ndara sipas kategorive "A"dhe "B", duke u bazuar në intensitetin e pranisë së gjurmëve arkeologjike dhe zonat e mbrojtura të monumenteve të veçanta.

Të dhënat e publikuara janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri –Tema: “Zonat e mbrojtura”, të miratuar me VKM- në nr. 891, datë 18.11.2020.

 zona_mbrojt

 

 zona_mbrojt2

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë