Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si autoritet publik përgjegjës për temën “Infrastruktura Urbane Dhe Shërbimet Qeveritare” ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor të përditësuar, të shtresës “Institucione Arsimore”.
Falë punës së bashkërenduar të stafit teknik të ASIG dhe institucioneve arsimore parauniversitare në rang kombëtar, të vendosura në dispozicion nga Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në varësi (DRAP Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë e Fier) si dhe nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar në varësi, është bërë kategorizimi i këtyre institucioneve në nivel rajonal (Qendër) dhe në nivel vendor (Vartëse).
Të dhënat e publikuara janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri të miratuar me VKM nr.998, datë 09.12.2020, tema: “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”.

