Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) ka krijuar dhe publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për temën “Rrjetet e Transportit”, për shtresat e mëposhtme:
- Transporti Rrugor;
- Linjë Rrugore,
- Nyje Rrugore.
- Transporti Hekurudhor;
- Linjë Hekurudhore,
- Nyje Hekurudhore,
- Objekt Shërbimi Hekurudhor,
- Zonë Shërbimi Hekurudhor.
Ky dataset përmban të dhëna gjeohapësinore për rrjetin e transportit rrugor dhe hekurudhor në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë rrugët kombëtare, rrugët lokale, si dhe elemente të tjerë të infrastrukturës rrugore si ura, tunele, mbikalime dhe nënkalime.
Për ndërtimin e këtij dataset-i janë përdorur të dhëna të marra nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Instituti i Transportit (IT) si autoritete publike përgjegjëse për temën “Rrjetet e Transportit” si dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), të cilat janë saktësuar, përditësuar dhe harmonizuar në përputhje me kërkesat teknike të standardeve kombëtare.
Të dhënat janë krijuar në mënyrë të detajuar nga stafi teknik i (ASIG), përmes procesit të digjitalizimit mbi bazën hartografike të Ortoimazherisë zyrtare.
Nga pikëpamja strukturore dhe gjeometrike, të dhënat janë të ndërtuara dhe të organizuara në përputhje me Standardin Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: “Rrjetet e Transportit”, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 133, datë 20.03.2019.

