Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si autoritet publik përgjegjës për temë “Parcelat Kadastrale” si dhe në vijimi të marrëveshjes së bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:
- Parcelat Kadastrale;
- Ndërtesat Kadastrale
Këto Zona Kadastrale ose Blloqe Kadastrale janë punuar në sistemin Multifunksional nga Drejtoritë Vendore të ASHK-së duke azhurnuar transaksionet. Të dhënat janë krijuar si rezultat i procesit të regjistrimit fillestar të Zonave Kadastrale, ose procesit të përmirësimit të Bllokut/Zonës Kadastrale.
Përveç përditësimit të hartave kadastrale ekzistuese, këto të dhëna përfshijnë edhe parcelat e pyjeve dhe kullotave në pronësi të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, duke përmirësuar saktësinë dhe aksesin në informacionin kadastral.
Të dhënat e Parcelave Kadastrale janë konform standardit me VKM-në nr. 321, datë 27.04.2016, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Parcelat Kadastrale”.

