Në Gjeoportalin Kombëtar të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), është publikuar informacion gjeohapësinor për shtresën “Zjarret ”, të temës: “Zonat me rreziqe natyrore”, “Zjarret (2024)”. Informacioni i publikuar është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), e cila është autoriteti publik përgjegjës për temën “Zonat me rreziqe natyrore”.
Në shtresën “Zjarret (2024)” mund të gjeni informacion mbi zjarret që kanë ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2024.
Ky informacion është siguruar nga Shërbimi Satelitor Shqiptar (Satelitët Albania 1 dhe Albania 2) dhe Shërbimi Satelitor Copernicus dhe është krahasuar me informacionin e sjell nga Prefekturat në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 810, datë 21.10.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: "Zonat me Rreziqe Natyrore”.