Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET NË GJEOPORTALIN KOMBËTAR INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ORTOIMAZHERIA”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, në rolin e autoritetit publik përgjegjës për temën ”Ortoimazheria”, ka prodhuar dhe publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “Ortofoto 1976-1986”.

Kjo ortofoto e prodhuar nga fotografimet në periudhën 1976-1986, mbulon 16 qytete të Shqipërisë dhe rrethinat e tyre, me një sipërfaqe mbulimi 1911 km². Qytetet që mbulohen janë: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Kavajë, Lushnje, Rrogozhinë, Shijak, Peqin, Kamëz, Fushë Krujë dhe Manëz.

Ortofotoja është prodhuar në formatin GEOTIFF, në Sistemin e Referencës Gjeodezike, (KRGJSH), bazuar në përcaktimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 669, datë 07.08.2013, i ndryshuar. Produkti i ortofotos është në formatin pankromatik (bardhë e zi) dhe është përftuar nga imazhet e skanuara të fotografive ajrore të marra nga Arkivat e Institutit të Gjeografisë dhe Hartografisë të Ushtrisë (IGJIU).

Të dhënat janë konform standardit me VKM- në nr. 397, datë 19.06.2019, për miratimin e dokumentit "Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Ortoimazheria".

Ky produkt ju vjen në ndihmë të gjitha institucioneve që merren me trajtimin e pronës si Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) dhe pushtetit vendor për sa i përket trajtimit të AMTP-ve (Aktet e Marrjes Tokës në Pronësi) si dhe zgjidhjes së konflikteve të pronave.

ORTO1 ORTO2

 

ORTO2

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë