Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ZONAT E MBROJTURA”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) si autoritet publik përgjegjës për temën  Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:

  • Zonat e Mbrojtura të Trashëgimisë Kulturore (Pikë);
  • Zonat e Mbrojtura të Trashëgimisë Kulturore (Poligon).

Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore përfshijnë qendrat historike dhe zonat e tyre të mbrojtura si dhe zonat arkeologjike të ndara sipas kategorive "A" dhe "B", duke u bazuar në intensitetin e pranisë së gjurmëve arkeologjike dhe zonat e mbrojtura të monumenteve të veçanta.

Të dhënat janë konform standardit shtetëror për miratimin e dokumentit “Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri –Tema: Zonat e mbrojtura” të miratuar me VKM- në nr. 891, datë 18.11.2020.

zm                ee

 

hh               

 

             

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë