Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:
- Rendi 4 (Kufi njësie administrative), Bashkia Malësi e Madhe;
- Rendi 5 (Qytete dhe Fshatra), Bashkia Malësi e Madhe.
Të dhënat gjeohapësinore për Rendin 4 (Kufi njësie administrative) dhe Rendin 5 (Qytete dhe Fshatra) për Bashkinë Malësi e Madhe janë publikuar bazuar në informacionin gjeohapësinor të vënë në dispozicion nga njësia e vetëqeverisjes vendore Malësi e Madhe.
Kufijtë e përditësuara të Njësive administrative dhe fshatrave në përbërje të tyre janë miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Malësi e Madhe, nr.14, datë 30.04.2020, "Për miratimin e hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territoriale të Bashkisë Malësi e Madhe", në zbatim të nenit 93, pika 2, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 1078, datë 23.12.2015, Për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, Tema: Kufijtë e njësive administrative”.

