Skip to main content
Lajme

Publikohet informacion gjeohapësinor për temën “Infrastruktura për monitorimin e mjedisit”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar për temën “Infrastruktura për monitorimin e mjedisit”, informacionin gjeohapësinor për monitorimin e mjedisit të Vitit 2023 i cili përfshin monitorimin e ajrit, ujërave të liqeneve, ujërave të lumenjve (tributarët), ujërave të lumenjve, ujërave të shkarkimeve, monitorimin mikrobiologjik të ujërave, monitorimin e ujërave nëntokësorë, të ujërave të lumenjve për metalet e rënda dhe monitorimin e zhurmave urbane.

Këto shtresa përmbajnë të dhëna për elementet mjedisore të cilat janë monitoruar gjatë Vitit 2023.

Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 210, datë 13.04.2023, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema “Infrastruktura për monitorimin e mjedisit”.

 

mnt

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë