Skip to main content
Lajme

Publikohet informacion gjeohapësinor për temën “Kufijtë e njësive administrative”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për Kufijtë e njësive administrative, Rendi 4, Bashkia Kamëz, të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 13, datë 15.02.2021, "Mbi miratimin e hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territoriale "Për Bashkinë Kamëz"", në zbatim të nenit 93, pika 2, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 1078, datë 23.12.2015, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, Tema: Kufijtë e njësive administrative”.

 

kamez

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë