Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “PËRDORIMI I TOKËS”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) e cila është autoritet publik përgjegjës për temën “Përdorimi i Tokës” ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:

  1. Kufi njësie strukturore dhe përdorimi i tokës,
  2. Kategoritë e propozuara të përdorimit të tokës,
  3. Plani gjeohapësinor.

Të dhënat e publikuara përmbajnë Planet e Përgjithshme Vendore ku përfshihen kategoritë e propozuara të përdorimit të tokës, informacioni gjeohapësinor mbi Plani i Përgjithshëm Vendor që përcakton kuadrin referues të detyrueshëm për mbrojtjen dhe përdorimin e territorit administrativ të njësisë së qeverisjes vendore (bashkisë), “Kategoritë e propozuara të përdorimit të tokës” ku nëpërmjet ngjyrave përcaktohen kategoritë e përdorimit të tokës sipas hartës së miratuar në Planin e Përgjithshëm Vendor si dhe kufiri i njësisë administrative për të cilën është hartuar Plani i Përgjithshëm Vendor.

Të dhënat e publikuara janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, tema: “Përdorimi i tokës”, i miratuar me VKM- në nr. 811, datë 21.10.2020.

 

AKPT

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë