Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET NË GJEOPORTALIN KOMBËTAR INFORMACIONI GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ORTOIMAZHERIA”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, në rolin e autoritet publik përgjegjës për temën ”Ortoimazheria”, ka prodhuar dhe publikuar në Gjeoportalin Kombëtar Ortofoton e Vitit 1957.

Kjo Ortotofo mbulon rreth 5400 km2 të Ultësirës Perëndimore dhe qytetin e Korçës. Ortofoto është në formatin pankromatik (bardhë e zi) dhe ka një rezolucion 70 cm. Fotografitë ajrore nga ku është prodhuar kjo ortofoto, janë marrë nga arkivat e Institutit të Gjeografisë dhe Infrastukturës Ushtarake (IGJIU). Për skanimin e fotografive janë përdorur skaner semi-profesionalë për të skanuar kopjet pozitive të printuara në letër, me shkallë mesatare 1:16500, dhe madhësi 30x30 cm. Rezolucioni digjital i skanimit është 800 DPI.

Ky fotografim është përdorur gjatë periudhave të ndryshme për procesin e deshifrimit dhe krijimit të Hartave Topografike të shkallës 1 : 25000.

Të dhënat e publikuara janë konform standardit të miratuar me VKM- në nr. 397, datë 19.06.2019, për miratimin e dokumentit "Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Ortoimazheria".

Për më tepër informacion klikoni link- et:

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=Ortofoto_1957

 

otofoto1957_1

 

otofoto1957_2

 

otofoto1957_3

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë