Skip to main content
Lajme

Publikohen në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG të dhëna gjeohapësinore për monitorimin e bregdetit

Fotografimi i vijës bregdetare të Republikës së Shqipërisë me teknologjinë "UAV". Ky grup të dhënash do të përdoret nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG) dhe autoritet publike përgjegjëse për të monitoruar dhe kontrolluar zhvillimin përgjatë vijës bregdetare gjatë sezonit turistik si dhe për kontrollin dhe zhvillimin e ardhshëm të vijës bregdetare. Meqenëse mënyra e fotografimit është me metodën panoramike duhet të përdoret për qëllime identifikimi dhe jo për qëllime hartografike.

Çdo fotografi përmban datën dhe orën e kapjes së imazhit të cilën mund ta konsultoni duke marrë informacion në çdo pikë.

Në link-un më poshtë gjeni video tutorialin ndihmës mbi mënyrën e hapjes së të dhënave në hartë.

Tutorial mbi shtresën Monitorimi i bregdetit.

 

monitorimi_bregeti

 

 

 

 

 

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë