Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ZONAT ME RREZIQE NATYRORE”

Në Gjeoportalin Kombëtar të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), është publikuar informacioni gjeohapësinor për shtresën “Zjarret”, të temës: “Zonat me rreziqe natyrore”.

ASIG në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), e cila është autoriteti publik përgjegjës për temën “Zonat me rreziqe natyrore”, ka bërë të mundur publikimin e shtresës “Zjarret”. Informacioni i vënë në dispozicion nga AKMC është siguruar nga raportimi i prefekturave në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Në këtë shtresë mund të gjeni informacion mbi zjarret që kanë ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës Janar-Gusht 2022.

Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 810, datë 21.10.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: "Zonat me Rreziqe Natyrore”.

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=zonat_me_rreziqe_natyrore_zjarret&auto=true

 

 

zjarret2

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë