Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), ka krijuar dhe publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të dhënat gjeohapësinore për shtresën “Nomenklatura 1:50000 (Italiane)” e temës: “Sistemet e rrjeteve gjeografike”.
Këto të dhëna janë krijuar nga digjitalizimi i kornizës së hartave topografike të shkallës 1:50000 (Italiane)”, dhe gjeoreferencuar në sistemin koordinativ zyrtar KRGJSH. Të dhënat vektor të kësaj shtrese përmbajnë si informacion emërtesën e hartës topografike të shkallës 1:50000 (Italiane), e cila paraqet informacion plotësues për këto harta historike ku jepet data se kur janë krijuar dhe përditësuar këto të dhëna.
Të dhënat janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: “Sistemet e rrjeteve gjeografike”.
