Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për temën “Zonat ekologjike”.
Harta Digjitale e Rajoneve Ekologjike Evropiane (DMEER) përcakton dhe përshkruan zona të veçanta ekologjike në Evropë, në bazë të të dhënave klimatike, topografike dhe gjeobotanike evropiane, së bashku me kontributin e një ekipi të madh ekspertësh nga disa institucione evropiane të lidhura me natyrën dhe Fondin Botëror të Kafshëve të Egra (WWF).
Objektivi i hartës së rajoneve ekologjike në Evropë është të tregojë shtrirjen e zonave me kushte ekologjike relativisht homogjene, brenda të cilave, krahasimet dhe vlerësimet e shprehjeve të ndryshme të biodiversitetit janë domethënëse.