Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), si autoritet publik përgjegjës për temën: “Imazhi i hartës bazë”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën, “Nomenklatura 500 (AQTN)”.
Të dhënat janë krijuar nga ASIG, duke u bazuar tek planshentat e shkallës 1:500, të marra nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN), për qytetet: Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Krujë, Vorë, Shkodër, Lezhë, Laç, Ballsh, Fier, Lushnje, Patos, Roskovec, Vlorë.
Këto të dhënat janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, tema: “Imazhi i hartës bazë”, i miratuar me VKM-në nr. 952, datë 2.12.2020.
