Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACIONI GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “SHPËRNDARJA E SPECIEVE”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar, për temën “Shpërndarja e specieve”, shtresat:

  • Shpërndarja e specieve (Fauna)
  • Shpërndarja e specieve (Flora)

Të dhënat gjeohapësinore janë mbledhur në kuadër të projektit "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri", financuar nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim, dhe zbatuar nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), me synimin për të krijuar një infrastrukturë për standardizimin, integrimin dhe shpërndarjen e informacionit kombëtar të biodiversitetit.

Publikimi në Gjeoportalin Kombëtar i informacionit gjeohapësinor, për temën Shpërndarja e specieve, i shërben realizimit të misionit të ASIG për krijimin e NSDI-së në Shqipëri, vendimmarrjeve për mbrojtjen e florës dhe faunës, veçanërisht specieve të rrezikuara, si dhe analizave shkencore mbi tendencat dhe rreziqet potenciale për biodiversitetin.

specie1

 

 

specie2

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë