Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar, për temën “Hidrografia” informacionin gjeohapësinor mbi Digat e Mëdha, i përditësuar deri në vitin 2021.
Sekretariati Teknik i Digave të Mëdha (STDM) në zbatim të Ligjit nr.8681, datë 02.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave” si dhe të VKM-së nr. 147, datë 18.03.2004, “Rregullorja për sigurinë e digave dhe dampave”, ka krijuar regjistrin kombëtar të digave të mëdha (DM), i cili është një data-bazë të dhënash, i krijuar nga përpunimi i dokumentacionit tekniko-ligjor të pasaportave të DM, të dërguara në KKDM nga shfrytëzuesit/administratorët e tyre, bazuar në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 18.07.2003, si dhe në përputhje me Udhëzimin e përgjithshëm të KKDM dhe formularin përkatës, të aprovuar me Vendimin e KKDM, nr.02, datë 21.09.2020
Të dhënat janë konform standardit, të miratuar me VKM-në nr. 829, datë 7.10.2015, për miratimin e dokumentit, “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Infrastrukturës së Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri-Tema Hidrografia”.