Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, (AMBU) ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar për temën “Zonat me rreziqe natyrore” shtresat;
Zona e Rrezikut nga Përmbytja me probabilitet 0.2%
Zona e Rrezikut nga Përmbytja me probabilitet 0.5%
Zona e Rrezikut nga Përmbytja me probabilitet 1%
Zona e Rrezikut nga Përmbytja me probabilitet 2%
Zona e Rrezikut nga Përmbytja me probabilitet 10%
Informacioni gjeohapësinor i publikuar për këto shtresa paraqet hartat e zonave me rrezik përmbytje në basenin Drin-Bunë në varësi të periudhave të përsëritjes.
Të dhënat e publikuara janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri për temën “Zonat me Rreziqe Natyrore”.