Skip to main content
Lajme

Publikohet informacioni gjeohapësinor i AMBU

Autoriteti Shtetëror për Informacion Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) e cila është autoritet publik përgjegjës për temën “Hidrografia”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:

“Lejet për hidrocentralet” ku jepet informacion për lejet e dhëna nga Këshillat e Baseneve Ujore, për përdorimin e burimeve ujore për prodhimin e hidroenergjisë nëpërmjet HEC-eve;

“Inbotilimi” (Tregtimi i ujit të ambalazhuar) ku jepet informacion mbi lejet e dhëna nga Këshillat e Baseneve Ujore për përdorimin e burimeve ujore për tregtimin e ujit të ambalazhuar;

“Përdorimi i ujit” ku jepet informacion për lejet e dhëna nga Këshillat e Baseneve Ujore për përdorime të tjera të ujit, (ujë i pijshëm, teknologjik, sanitar, akuakulturë, bujqësi);

“Pus shpimet” ku jepet informacion për lejet e dhëna nga Këshillat e Baseneve Ujore për përdorimin e burimeve ujore nga pus shpimet. Më tepër informacion mbi këto shtresa mund të gjeni në link-et e mëposhtme:

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=hec&auto=true

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=inbotilim&auto=true

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=perdorimi_ujit&auto=true

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=pus_shpime&auto=true

ambu1    ambu2                         ambu3    ambu4

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë