Skip to main content
Lajme

Publikohen në Gjeoportalin Kombëtar të dhënat për Modelin Dixhital të Sipërfaqes (DSM)

ASIG, në rolin e autoritet publik përgjegjës për temën “Modeli Dixhital i Terrenit”, ka krijuar dhe publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të dhënat për Modelin Dixhital të Sipërfaqes (DSM) 

Ky informacionin gjeohapësinor, përshkruan formën tre dimensionale të sipërfaqes së Tokës, përfshirë të gjitha tiparet statike të vendosura mbi të. Ky produkt është përftuar nga implementimi i projektit "Fotografimi ajror dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë, prodhimi i fotove ajrore të orientuara, krijimi i të dhënave LIDAR, modeli dixhital i terrenit, ortofoto dhe trajnim”, realizuar në periudhën 2015-2017.

 Informacioni gjeohapësinor i publikuar është në përputhje me standardin e miratuar për temën, “Modeli Dixhital i Terrenit” dhe i vjen në ndihmë institucioneve publike dhe specialistëve të fushës, për kryerjen e punimeve të ndryshme topografike. 

Për më shumë informacion mund të klikoni në linkun: https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=Dsm_Group&auto=true​.

Modeli Dixhital

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë