ASIG si institucion përgjegjës për administrimin e informacionit gjeohapësinor dhe rritjen e kapaciteteve të aktorëve që krijojnë dhe përdorin informacion gjeohapësinor të publikuar në Gjeoportalin Kombëtar, është duke organizuar trajnime me specialistët e njësive vendore për përdorimin e shërbimeve të gjeoportalit.
Deri tani janë organizuar trajnime me specialistë të njësive të vetëqeverisjes vendore për qarqet Durrës, Tiranë, Shkodër, Kukës dhe Dibër.