Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar, për temën “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”, të dhënat për linjat e transmetimit 110 kV, 154 kV, 220 kV, 400 kV, vendndodhjen e nënstacioneve elektrike 110 kV dhe nënstacioneve elektrike 220-400 kV, të administruara nga OST si dhe informacionin mbi vendndodhjen e kabinave elektrike të tensionit të ulët, të cilat administrohen nga OSHEE.
Informacioni i publikuar ju vjen në ndihmë përdoruesve për të marrë informacion rreth linjave të transmetimit, nënstacioneve elektrike dhe vendodhjes së kabinave elektrike të tensionit të ulët.