Inventari i gjeoinformacionit
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor - ASIG në bashkëpunim me partnerin norvegjez Statens Kartverket – SK, ka realizuar inventarizimin e informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, në të gjitha autoritetet publike që e zotërojnë atë. Ky inventar përmban të dhëna mjaft të vlefshme të cilat janë të nevojshme jo vetëm për njohjen e gjendjes aktuale të gjeoinformacionit por edhe për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen, në bashkëpunim me autoritetet publike përgjegjëse, për ta standardizuar dhë përditësuar këtë informacion.
Publikimi i inventarit të gjeionformacionit në Shqipëri në Gjeoportalin Kombëtar, nga ASIG, ju vjen në ndihmë institucioneve shtetërore, biznesit privat dhe institucioneve të kërkimit shkencor, që përdorin të dhënat gjeohapësionore, sidomos përsa i përket të dhënave që nuk janë në format dixhital e që nuk janë të publikuara në Gjeoportalin Kombëtar.