Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “Landfille”, të temës "Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”.
Informacioni gjeohapësinor paraqet çdo vendndodhje të landfillit përkatës dhe specifikat teknike të përcaktuara në lejen përkatëse.
Të dhënat lidhur me landfillet janë gjeneruar në bazë të listës së përcaktuar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM) dhe janë përftuar në mënyrë digjitale nga AKM, përmes procesit të digjitalizimit, sistematizimit dhe përpunimit të informacionit të nxjerrë nga Lejet e Mjedisit.
Këto të dhëna janë konform Standardeve Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, tema: “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”, miratuar me VKM-në nr. 998, datë 9.12.2020.