Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “KUFIJTË E NJËSIVE ADMINISTRATIVE”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), bazuar në informacionin e vënë në dispozicion nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe ka përditësuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresën “Rendi 4 (Kufi njësie administrative)” për bashkitë Bulqizë, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Mallakastër.

Për këto bashki, kufijtë e njësive administrative të të cilave nuk janë miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak, fusha “Statusi legal” është plotësuar me vlerën “Joligjor”. Duke qenë se kufijtë janë në përputhje me ligjin  nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 360, datë 29.05.2019, “Për miratimin e hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territorialë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, fusha “Statusi teknik” është populluar me vlerën “Përputhen”.

Të dhënat gjeohapësinore janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 1078, datë 23.12.2015, Për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, Tema: Kufijtë e njësive administrative”.

rendi4

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë