Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ORTOIMAZHERIA”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në rolin e autoritet publik përgjegjës për temën ”Ortoimazheria”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresën, “Ortofoto 1976-1986 (1:25 000)”.

Realizimi i kësaj ortofotoje është përftuar nga fotografitë ajrore analoge, historike të realizuara gjatë periudhës 1976–1986 nga Instituti Topografik i Ushtrisë (ITU). Këto fotografime ajrore janë përdorur për prodhimin e hartave topografike në shkallën 1:25 000.

Ky informacion mund të përdoret për analiza gjeohapësinore për përdorimin e tokës, zhvillimin urban, infrastrukturën, ndryshimet mjedisore dhe proceset e lidhura me pronën dhe planifikimin.

Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM- në nr. 397, datë 19.06.2019, për miratimin e dokumentit "Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Ortoimazheria".

o1

 

or2

 

or3

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë