Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka përditësuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për temën “Hidrografia”, mbi lejet e dhëna për përdorimin e burimeve ujore nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) dhe Këshillat e Baseneve Lumore (KBL) për shtresat:
- Veprimtari ndërtimore në brigje,
- Shftytëzimin e materialeve inerte në brigjet e lumenjve / përrenjve,
- Qëllime kurative dhe termale,
- Akuakulturë,
- Ujitje në bujqësi,
- Industri dhe teknologji,
- Hidroenergji, HEC-et,
- Përdorime të tjera të ujit: sanitar, lavazh, familjar sanitar, pishina,
- Inbotilim.
Të dhënat e përditësuara janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri.