Skip to main content
Lajme

Publikohet informacion gjeohapësinor për temën “Kufijtë e njësive administrative”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Bashkinë Patos ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “Rendi 4 (Kufi njësie administrative), Bashkia Patos”, të bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.36, datë 30.10.2024 "Për miratimin e hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territoriale për Bashkinë Patos", në zbatim të nenit 93, pika 2, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 1078, datë 23.12.2015, Për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, Tema: Kufijtë e njësive administrative”.

patos

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë