Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:
- Zonat Kadastrale;
- Ndërtesat;
- Parcelat.
Duke shtuar edhe 23 zona të reja kadastrale të territorit të Republikës së Shqipërisë, të regjistruara nga "Qendra e Kadastrës Digjitale" gjatë periudhës 2022-2025, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Këto të dhëna janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 321, datë 27.04.2016, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Parcelat Kadastrale”, gjithashtu ato janë të identifikuara me simbologji të veçantë në hartë.

