Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “INFRASTRUKTURA URBANE SHËRBIMET QEVERITARE”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në rolin e autoritetit publik përgjegjës për temën “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:

  • Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor;
  • Institucionet Shëndetësore.

Hartëzimi i objekteve të institucioneve shëndetësore, është realizuar duke digjitalizuar informacionet e mbledhura nga burime zyrtare, si dhe nga listat e institucioneve shëndetësore të vendosura në dispozicion nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 998, datë 09.12.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”.

 

 instsh2

 

 

instsh1

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë