Skip to main content
Lajme

Publikohet informacion gjeohapësinor për temën “Hidrografia”

Në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG është publikuar informacioni gjeohapësinor i realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) për temën: “Hidrografia” mbi lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i Ujit (KKU) dhe Këshillat e Baseneve Ujore (KBU) për shtresat;

  • Veprimtari ndërtimore në brigje,   
  • Shfrytëzimin e materialeve inerte në brigjet e lumenjve/përrenjve,   
  • Qëllime kurative dhe termale,  
  • Akuakulturë,  
  • Ujitje në bujqësi, 
  • Industri dhe teknologji,  
  • Hidroenergji, HEC-et,  
  • Përdorime të tjera të ujit: sanitar, lavazh, familjar sanitar, pishina,  
  • Inbotilim.

Në këto shtresa mund të gjeni informacion mbi lejet për përdorimet e burimeve ujore për hidroenergji (HEC), ujë i ambalazhuar, akuakulturë, ujë kurativ - termal, industri - teknologji, ujitje në bujqësi, veprimtari ndërtimore në brigje, leje për shfrytëzimin e materialeve inerte ku përfshihen të dhënat për lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe Këshillat e Baseneve Ujore për përdorimin e burimeve ujore për: hidroenergji, për ujë të pijshëm me inbotilim, pus shpime për përdorime teknologjike, sanitare, akuakulturë, vaditje si dhe përdorime të tjera.

Të dhënat janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri.

 

hidrografia1hirografia2

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë