TUTORIAL
PËRDORIMI I TË DHËNAVE GJEOHAPËSINORE NËPËRMJET SHËRBIMEVE ONLINE NË PROGRAMET "GIS DESKTOP"
ASIG (Autoriteti Shtetëror i Informacionit Gjeohapësinor) i cili është përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë dhe që përcakton kushtet e përgjithshme që lidhen me mbledhjen, krijimin, përpunimin, përditësimin, ndërveprimin, aksesin, ruajtjen, përdorimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor, ka mundësuar në bazë të parimit të informimit të publikut me informacion zyrtar, aksesin nëpërmjet disa shërbimeve online, të disa të dhënave gjeohapësinore.
Gjatë punës sonë, shpesh kërkojmë informacion gjeohapësinor si referencë për t'i shfaqur ose për t'i përdorur në materiale të ndryshme pune. Shumë agjenci publikojnë të dhëna online, të cilat mund të përdoren nga programet GIS, që ne aplikojmë gjatë praktikave tona të punës. Standardet më të përhapura për të publikuar këto të dhëna online janë WMS (Web Map Service) dhe WMTS (Web Map Tile Service). Këto shërbime online janë zgjidhja optimale për këtë, për shkak se mundësojnë aksesin e të dhënave gjeohapësinore, pa pasur nevojën e përpunimit të tyre në programet GIS që ne përdorim.
Qëllimi i këtij materiali është shpjegimi i mënyrës së importimit të të dhënave gjeohapësinore, nëpërmjet shërbimeve online, në programet më të njohura GIS desktop si ESRI ArcGis dhe QGIS.
Tutorial për përdorimin e ArcGIS nga Asig
IMPORTIMI I TË DHËNAVE GJEOHAPËSINORE NËPËRMJET WMS/WMTS NË ESRI ARCMAP v 10.4
ESRI është kompania lider në botë përsa i takon platformave software GIS. Për importimin e shërbimeve online WMS/WMTS do të përdorim programin Arcgis version 10.4.
Hapi 1: Hapim ARCMAP dhe shkojmë te Layers (një herë me të djathtën) -> Properties
Do të hapet dritarja Data Frame Properties dhe do të shkojmë në tab- in Coordinate System ku për rastin tonë do të zgjedhim projeksionin ETRS 1989 ALBANIA 2010 (Sistemi yne kordinativ) dhe i japim OK.
Hapi 2: Në faqen kryesore shkojmë te Add Data -> Look In -> GIS Servers
Hapi 3: Në pjesën Gis Server do të kryejmë lidhjen me shërbimet online. Për rastin kur do të kemi të bëjmë me shërbime online në standarde WMTS duhet të zgjedhim Add WMTS Server -> Add
Do të na hapet faqja ku do të kryejmë lidhjen me shërbimin online WMTS. Në pjesën URL do të shkruajmë adresën e server, për rastin tonë https://geoportal.asig.gov.al/service/wmts?request=getCapabilities dhe do të klikojmë Get Layers
Do të na paraqiten në dritaren poshtë majtas, layerat që përmban shërbimi online dhe i japim OK
Hapi 4: Në dritaren Add Data tashmë na është shtuar si Service dhe i japim Add
Na shfaqen layerat që përmban ky shërbim
Këtu mund të zgjedhim një ose disa layera (nëpërmjet ctrl + majtas klik) për ti ngarkuar në projekt.
Zgjedhim shërbimin e dëshiruar dhe i japim Add.
Sqarim: Për ngarkimin e shërbimeve WMS procedura është e njëjtë vetëm me një ndryshim
- Add Data -> Look In -> GIS Servers ; Add WMS Server -> Add
Do tju shfaqet tabela e mëposhtme
Pastaj tek shërbimi i krijuar i japim add
IMPORTIMI I TË DHËNAVE GJEOHAPËSINORE NËPËRMJET WMS/WMTS NË ESRI ARCMAP v 10.3
Për versionet 10.3 dhe më poshtë proçedura për aksesimin e shërbimeve WMTS si ortofoto ose harta topografike është:
Hapi 1 : Shkarkojmë filen zip për shtresën që na intereson:
Hapi 2 : Unzip filen *.lyr
Hapi 3 : Hapim programin Arcmap dhe i bëjmë add filen lyr.
Do shikojmë që në panel do të shfaqet shtresa.
Faleminderit !