Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në rolin e autoritetit publik përgjegjës për temën “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat “Institucionet Publike” dhe “Sistemi i Drejtësisë”.
Ky informacion është realizuar nga ASIG në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet përgjegjëse dhe paraqet pozicionimin në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë të objekteve të institucioneve publike, prokurorive, sistemit gjyqësor dhe sistemit penitenciar.
Të dhënat gjeohapësinore janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 998, datë 09.12.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”.

