Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ZONAT ME RREZIQE NATYRORE”

Në Gjeoportalin Kombëtar të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), është publikuar informacioni gjeohapësinor për shtresën “Zjarret ”, të temës: “Zonat me rreziqe natyrore”. Informacioni i publikuar është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), e cila është autoriteti publik përgjegjës për temën “Zonat me rreziqe natyrore”.

Në shtresën “Zjarret (2023)” mund të gjeni informacion mbi zjarret që kanë ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2023.

Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 810, datë 21.10.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: "Zonat me Rreziqe Natyrore”.

Shiko në Hartë

Zjarret

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë