Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACIONI GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “INFRASTRUKTURA URBANE SHËRBIMET QEVERITARE“

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresat Fibër Optike dhe Bazament Antene, për temën “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”.

Të dhënat paraqesin rrjetin e transmetimit të komunikimeve elektronike, me shtrirje ajrore dhe tokësore të llojit fibër optike dhe objektet e komunikimeve elektronike të cilat përdoren nga kompanitë e komunikimeve elektronike dhe shërbejnë për të vendosur pajisje aktive për transmetim.

Të dhënat janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, tema: “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare.”

Për më tepër informacion klikoni link- et:

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=fibra_optike_14092023

https://geoportal.asig.gov.al/map/?fc_name=bazamentantene_14092023

 

akep1

 

akep2

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë