Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHETOHET NË GJEOPORTALIN KOMBËTAR INFORMACIONI I PËRDITËSUAR GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “ZONAT E MBROJTURA”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor të përditësuar për shtresën “Zonat e mbrojtura natyrore”, të temës “Zonat e mbrojtura”.

Informacioni gjeohapësinor për zonat e mbrojtura natyrore dhe zonifikimin e tyre, bazohet në të gjitha VKM-të në fuqi për këto zona.

Të dhënat gjeohapësinore për zonat e mbrojtura natyrore, janë konform Standardit Shtetëror për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri –Tema: “Zonat e mbrojtura”, të miratuar me VKM- në nr. 891, datë 18.11.2020.

 

zonat_e_mbrojtura

 

 

 

 

 

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë