Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar për temën “Infrastruktura Bujqësore dhe Akuakultura” shtresën “Zonat e përcaktuara për akuakulturë”
Informacioni gjeohapësinor i publikuar në këtë shtresë është përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si autoritet publik përgjegjës për temën: “Infrastruktura Bujqësore dhe Akuakultura”, dhe synon të identifikojë zonat e përcaktuara për një integrim më të mirë të akuakulturës me aktivitetet e tjera bregdetare.
Këto të dhëna janë gjithashtu konform standardit të miratuar për këtë temë.