Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar për temën “Infrastruktura për monitorimin e mjedisit”, informacionin gjeohapësinor për monitorimin e mjedisit të Vitit 2022 që përfshin monitorimin e lagunave, ujërave të liqeneve, ujërave të lumenjve për metalet e rënda, ujërave të lumenjve (tributarët), vetive fiziko-kimike të ujërave të lumenjve, ujërave të shkarkimeve, ujërave mikrobiologjik larës, vetive fiziko-kimike të ujërave bregdetare dhe ndotjes nga zhurmat urbane.
Këto shtresa përmbajnë të dhëna për elementet mjedisore të cilat janë monitoruar gjatë Vitit 2022.
Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 210, datë 13.04.2023, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri - Tema “Infrastruktura për monitorimin e mjedisit”.
