Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN "ZONAT E MBROJTURA”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), si autoritet publik përgjegjës për temën "Zonat e mbrojtura”, ka përditësuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat;

  • “Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore (Pikë)”,
  • “Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore (Poligon)”.

Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore përfshijnë qendrat historike, zonat e tyre të mbrojtura dhe zonat arkeologjike të ndara sipas kategorive "A" dhe "B". Informacioni i publikuar bazohet në intensitetin e pranisë së gjurmëve arkeologjike dhe zonat e mbrojtura të monumenteve të veçanta.

Të dhënat janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, të miratuar me VKM- në nr. 891, datë 18.11.2020, për temën, “Zonat e mbrojtura”.

zm1zm2

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë