Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve (AKP), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresat e temës "Mbulesa e tokës” si më poshtë;
- “Kufiri i ekonomisë pyjore”,
- “Parcela pyjore”,
- “Nën parcela pyjore”.
Të dhënat për këto shtresa janë bazuar në informacionin e gjeneruar nga Sistemi Shqiptar i Informacionit për Pyjet (ALFIS) i ngritur në kuadër të Projektit të Shërbimeve Mjedisore, me financim të Bankës Botërore.
Informacioni gjeohapësinor i publikuar është realizuar nga digjitalizimi dhe regjistrimi i pyjeve dhe kullotave në vitet 2018-2020, në sistemin ALFIS, në kuadër të këtij projekti.
Të dhënat janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, i miratuar me VKM- në nr. 809, datë 21.10.2020, për temën “Mbulesa e tokës”.

