Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “NJËSITË STATISTIKORE”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Institutin e Statistikave (INSTAT), si autoritet publik përgjegjës për temën "Njësitë Statistikore”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresat;

  • Grid 1 km2 Census (INSTAT)”,
  • “Ndërtesa Census (INSTAT)”,
  • “Njësitë e Qeverisjes Vendore Census (INSTAT)”.

Të dhënat e Census- it  2023 për shpërndarjen e popullsisë në Republikën e Shqipërisë në nivel Gridi 1 Km², për ndërtesat për qëllime banimi dhe për shpërndarjen e popullsisë së Republikës së Shqipërisë sipas njësive administrative, të cilat janë përgjithësisht me vlefshmëri 10-vjeçare.

Të dhënat janë konform standardit shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri të miratuar me VKM-në nr. 999, datë 09.12.2020, për temën: “Njësitë Statistikore”.

ns1ns2ns3

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë