Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), grupin e të dhënave gjeohapësinore “Status Ekologjik”, për temën “Hidrografia”.
Këto të dhëna janë gjeneruar nga Planet e Menaxhimit të Baseneve Lumore (PMBL) Ishëm dhe Erzen, miratuar përkatësisht me VKM nr. 624, datë 08.11.2023, për Planet e Menaxhimit të Baseneve Ujore (PMBU) Ishëm 2024-2029 dhe VKM nr.623, datë 08.11.2023, për PMBU Erzen 2024-2029.
Këto të dhëna përfaqësojnë statusin ekologjik të trupave ujorë sipërfaqësor, në klasifikimin e statusit ekologjik të trupave ujorë, ngjyrat përdoren për të paraqitur vizualisht nivelin e cilësisë dhe shkallën e ndikimit njerëzor mbi ujërat. Ato ndihmojnë që statusi të kuptohet shpejt, sidomos në harta dhe raporte të PMBU-së.
Të dhënat janë konform standardit me VKM- në nr. 829, datë 07.10.2015, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Infrastrukturës së Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri-Tema: “Hidrografia””.