Skip to main content
Lajme

PUBLIKOHET INFORMACION GJEOHAPËSINOR PËR TEMËN “PËRDORIMI I TOKËS”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) e cila është autoritet publik përgjegjës për temën “Përdorimi i Tokës”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:

Kadastra e Vreshtit,

Kadastra e Ullirit.

ShtresaKadastra e Vreshtit” është një sistem që përbëhet nga të dhëna gjeografike dhe tekstuale të standardizuara për identifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e të gjitha sipërfaqeve të kultivuara me vreshta brenda territorit të Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre të dhënave synohet ti vihet në ndihmë zhvillimit dhe menaxhimit të sektorit të vreshtarisë nëpërmjet kontrollit të prodhimit, planifikimit e politikave mbështetëse (subvencioneve), si dhe garantimit të sigurisë ushqimore përmes certifikimit të origjinës gjeografike.

ShtresaKadastra e Ullirit” është një sistem që përbëhet nga të dhëna gjeografike dhe tekstuale të standardizuara për identifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e të gjitha sipërfaqeve të kultivuara me ullinj brenda territorit të Shqipërisë, konkretisht për bashkitë: Elbasan, Peqin, Lushnje, Belsh, Cërrik, Gramsh, Kuçovë, Dimal, Roskovec, Fier, Vlorë, Mallakastër, Berat dhe Poliçan.

Nëpërmjet këtyre të dhënave synohet monitorimi i potencialeve kombëtare të ullirit, përcaktimi i zonave të prodhimit cilësor të vajit të ullirit,
krijimi i administrimit të integruar si dhe sistemi i kontrollit dhe menaxhimit fiskal të këtij sektori.


perdorimi_tokes1

perdorimi_tokes2

perdorimi_tokes3

 

 

hartë

të dhëna

shërbime

njoftime

ndihmë